Ministrat e jashtëm të BE nuk arrijnë të bien dakord mbi sanksionet kundër zyrtarëve në Bjellorusi. Liderja kryesore e opozitës bjelloruse Svetllana Tsikanouskaya më parë pati bërë thirrje për një përgjigje të guximshme ndaj shtypjes sw eger qw po I behet protestave. Por Qiproja vuri veton ndaj përpjekjeve të BE për të vendosur sanksione kundër rreth 40 zyrtarëve bjellorusë, përfshirë Aleksandër Lukashenkon. Masat u diskutuan në përgjigje të zgjedhjeve, në të cilat Lukashenko u zgjodh për një mandat të gjashtë në detyrë dhe përballë përgjigjes së ashpër të qeverisë së Minskut ndaj protestuesve që kundërshtojnë rezultatin.Qiproja, e cila ka marrëdhënie të mira me qeverinë ruse mbështetëse të Lukashenkos, deshi që sanksionet të lidhen me sanksionet kundër Turqisë për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth kërkimit të gazit në Mesdheun lindor.Ministri i Jashtëm i Letonisë Edgars Rinkevics i dënoi veprimet e Qipros duke thënë se "dërgohet një sinjal i gabuar për bjellorusët, shoqëritë tona dhe të gjithë botën". Tsikhanouskaya me heret I kishte kwrkuar Europës të ndërpresë çdo mbështetje financiare për qeverinë e Bjellorusisë, duke argumentuar se ndihma financiare shkon sipas saj vetwm pwr dhunw
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Qipro#BE#TopChannel